“Nuk më ndihmuan për të trajtuar sëmundjen”, banorja ikën nga BBVK

“Nuk më ndihmuan për të trajtuar sëmundjen”, banorja ikën nga BBVK

November 25, 2025 0

Mbrëmjen e djeshme, Linda Rei, bëri thirrje që dëshiron të largohet nga shtëpia e “BBVK”. Kjo pasi sipas saj, nuk i është plotësuar kërkesat për të trajtuar sëmundjen e saj. Këtë e ka konfirmuar edhe vet Vëllai i Madh, teksa zarfin para banorëve e lexoi Ibo Deli.

Transgjinorja Linda Rei la shtëpinë sepse shprehu hapur pakënaqësinë në spektaklin ‘Prime’ rreth mënyrës sesi produksioni e kishte trajtuar sëmundjen e saj – diabetin.

Ajo tha se kishte kërkuar të shihte edhe psikologen, por një gjë e tillë i ishte mohuar brenda shtëpisë.

Alaudini gjatë debatit me të në spektaklin e së hënës i mohoi akuzat dhe së bashku me produksionin bën ç’mos për ta bindur që ajo të qëndrojë, por mesa duket Linda nuk ka dashur të vazhdojë garën. 

Mes lotësh, ajo iu dha lamtumirën banorëve.

revista.one/