“Nuk po jep maksimumin”/ Partnerja surprizon Albin në shtëpinë e BBV

“Nuk po jep maksimumin”/ Partnerja surprizon Albin në shtëpinë e BBV

February 21, 2024 0

Albi Nako është surprizuar nga partnerja e tij, Dorisi. Gjatë prime-t të djeshëm ajo hyri brenda Big Brother VIP, ku patën edhe një takim emocionues me banorin.

Por nga ana tjetër u zbulua diçka nga moderatori Ledion Liço.

Ai tha se Dorisi ka kërkuar nga producentët e programit që Albi të largohej nga loja dhe të hiqte dorë nga çmimi i madh.

Nuk po jep maksimumin në lojën e tij. Nuk është ky Albi që unë njoh, ai që kur bën batuta unë të mbaj barkun me dorë nga të qeshurat”, tha Dorisi.

Por, pavarësisht kërkesës së saj, Albi Nako zgjodhi të qëndrojë. Ai shprehu vendosmërinë për të vijuar të luftojë për vendin e tij në lojë, duke premisur që “do të rikthehem më fuqishëm”.

Balerini tregon se ka ende shumë për të dhënë në garë dhe se dëshiron të marrë pjesë në dinamikat dhe debatet që sjellin jeta brenda BBVA.

Pasi qëndroi në shtëpi për një kohë të shkurtër, Doris u largua pa të dashurin e saj, duke i lënë hapësirë Albit të vazhdojë rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania 3”. 

revista.one/