‘O sa mirë”, Egli Tako shfaqet me dy këngëtarë të Kosovës
July 13, 2025Egli Tako, Lumi B dhe Ghetto Geasy, janë bërë bashkë për të sjellë projektin më të ri veror të titulluar “O Sa Mirë”, një këngë me ritme dinamike që premton të bëhet një nga hitet më të dëgjuara të sezonit.
Me një melodi të lehtë dhe refren të kapshëm, kënga sjell atmosferë feste dhe ndjenja verore, e përkryer për plazh dhe netë të nxehta.
Ghetto Geasy dhe Lumi B, si gjithmonë, shfaqen me stilin e tyre karakteristik dhe prezencë të fortë në ekran, por ishte Egli Tako ajo që mori gjithë vëmendjen në klipin e ri.

Egli ka surprizuar me një paraqitje krejt ndryshe, duke u shfaqur me flokë të kuqërremta e të dhredha, një ndryshim që u vlerësua menjëherë nga ndjekësit.
Përveç stilit të veçantë, ajo tregoi edhe fizikun e saj të tonifikuar, duke u dukur thjesht mahnitëse dhe plot vetëbesim.
revista.one/