“O Zot ma ruaj djalin”, Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin në BBVA

“O Zot ma ruaj djalin”, Rogerti shpërthen në lot pas debatit me Selin në BBVA

February 19, 2026 0

Gjatë ditës së djeshme, banori i Big Brother VIP Albania, Rogeri, ka pasur një reagim tejet emocional pas debatit të ashpër me Selinën.

Ai nuk ka mundur të kontrollojë lotët, teksa shprehej i prekur nga përmendja e djalit të tij brenda lojës.

“Nuk përmendet djali ashtu. Mbaje djalin fort se jam i fort, ma puth djalin o zemër, kërkoj falje për çdo gjë, o Zot ma ruaj djalin. Jam mirë, jam mirë”, tha Rogeri, duke treguar emocionet e thella që po përjetonte.

Debati me Selinën ka qenë i vazhdueshëm që nga mbrëmja e djeshme, duke shkaktuar tension të madh brenda shtëpisë dhe duke nxjerrë në pah anët më të ndjeshme të banorit.

Reagimi i tij ka prekur edhe shikuesit, të cilët kanë komentuar për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e tij. 

revista.one/