OKB-ja dëshiron ta kufizojë shpejtësinë e veturave deri në 100 km/h
November 1, 2021Dokumenti i ri i Kombeve të Bashkuara njeh lëvizshmërinë si një të drejtë themelore të njeriut dhe një të mirë të përbashkët shoqërore.
Rreth 1.3 milionë njerëz vdesin në rrugë në mbarë botën çdo vit. Kjo është arsyeja pse Kombet e Bashkuara po përpiqen të veprojnë dhe të ndikojnë në legjislacionin kombëtar kur bëhet fjalë për sigurinë në trafik.
Një plan i ri i OKB-së për të reduktuar numrin e viktimave në rrugë i afrohet rrënjësisht trafikut rrugor. Përkatësisht, plani global për periudhën 2021-2030 propozon të kufizohet shpejtësia në zonat urbane në 30 km/h, më pas të zvogëlohet në 80 km/h në rrugë të hapura, si dhe maksimumi 100 km/h në autostrada.
Kombet e Bashkuara po bëjnë thirrje gjithashtu për investime në infrastrukturën rrugore, veçanërisht për vendet në zhvillim. Kërkohen gjithashtu vetë vlerësimet e sigurisë rrugore (projekte të tilla si EuroRAPA) dhe një standard prej të paktën tre yjeve nga maksimumi pesë.
Në Evropë, të gjitha veturat e homologuara nga 6 korriku i vitit 2022 duhet të kenë teknologji të tilla si paralajmërimi i përgjumjes së shoferit, regjistruesi i të dhënave ose “kutia e zezë”, zbulimi dhe paralajmërimi i trafikut pas veturës, ndihmë në mbajtjen e automjeteve në korsi dhe sistem frenimi automatik në raste emergjence. Gjithashtu do të vendoset një instalim i testit të alkoolit në automjete.
revista.one/