Olen Çezari ndez Pallatin e Kongreseve (VIDEO)
May 6, 2022Koncerti madhështor ktheu virtuozin e violinës në Tiranë
Tinguj violine magjikë, këngëtarë e balerinë nga Argjentina dhe Italia, në një skenë hipnotizuese, falë teknologjinë më të fundit të ndriçimit. E tillë ishte atmosfera që përcolli të enjten e 5 majit, Olen Çezari dhe banda e tij e ‘orkestrës klandestine’.
Koncerti madhështor, që riktheu në Tiranë virtuozin e violinës, startoi me violinistët e vegjël të Liceut Artistik. Formacioni i violinave, udhëhequr nga pedagoget Arlinda Hysnelaj dhe Ajda Lleshi i dha energjinë e duhur spektatorëve në sallën e mbushur plot.
Me një repertor të larmishëm që zgjati mbi 2 orë, çdo numër ishte menduar si një spektakël më vete. Por risia e këtij koncerti ishte performanca e Çezarit si këngëtar. Ai ndezi publikun e Pallatit të Kongreseve me hitin e Ray Charles ‘Hit the road Jack’.
Surprizë e mbrëmjes ishte edhe premiera e videoklipit të tretë të projektit të “Shtatë Mrekullive të Botës”, xhiruar në qytetin mijëra vjeçar të Petras si dhe një kompozim të ri, që artisti durrsak ia dedikonte detit.
Këngëtari ekuadorian Carlos Paz, së bashku me lojën spontane të “International Clandestine Orchestra” na kthyen pas, te tingujt nostalgjikë latinë. Pjesë e repertorit të larmishëm ishte dhe një dedikim i ndjerë i Çezarit për Ukrainën, ‘La vitta e bella’, që u performua nga vokali i fuqishëm italian Lavinia Mancusi. I njëjti repertor do të luhet edhe mbrëmjen e sotme, në në skenën e Pallatit të Kongreseve. revista.one/