Olsa konfirmon: Atdhe Xharavina, pjesë e programit “Kepi i tundimeve”, ja cili ish-konkurrent refuzoi ftesën
June 25, 2022Edhe pak ditë na ndajnë nga programi më i ri që do të nisë në Top Channel. “Kepi i tundimeve” do t’ju shoqërojë gjatë ditëve verore. Bëhet fjalë për një program do të sjellë në ekran aventurën e pesë vajzave dhe pesë djemve të cilët duhet të rrinë me bikini gjatë gjithë kohës, teksa jetojnë në një vilë të përbashkët.
Ditën e sotme e ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up”, autorja Olsa Muahmeti zbuloi disa detaje të reja.Pas shumë zërave, më në fund ajo konfirmoi pjesëmarrjen e ish-konkurentit të “Përputhen”, Atdhe Xharavina. Olsa gjithashtu zbuloi për here të parë edhe emrin e një personazhi të cilit i kishte bërë ftesë por ai e kishte refuzuar. Bëhet fjalë për Andi Artanin, edhe ky ish-konkurent i “Përputhen”.
“Për mendimin tim do ti bënte mire ta kishte pranuar ftesën time, por kjo gjë mbetet në dëshirën e secilit”, përfundoi Olsa.