Olsa Muhameti reagon për herë të parë pas raportimeve se ajo dhe Bora do t’largohen nga “Për’puthen”
December 11, 2021
Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka reaguar pas raportimeve se ajo dhe moderatorja e emisionit të dashurisë, Bora Zemani po largohen përfundimisht nga formati.
Ndonëse nga burime të pakonfirmuara, ishin disa emra, si të mundshëm për t’i zëvendësuar.
Reagimi i autores nuk vonoi për të qartësuar mjegullën mbi thashethemet e fundit.
Ajo ka shpërndarë në Instastory një lajm të Top Albania Radio, ku shkruhet se burime pranë “Top Channel” konfirmojnë se “Për’puthen” do të vazhdojë, sigurisht me Olsën dhe Borën. revista.one/