Olta Gixhari emërohet opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3

Olta Gixhari emërohet opinioniste në Big Brother VIP Kosova 3

October 14, 2024 0

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari, është zyrtarisht emëruar opinioniste e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Ajo do të jetë në krah të Milaim Zekës, i cili gjithashtu do të mbajë rolin e opinionistit në këtë edicion të pritur me shumë interes.

Olta, e cila kishte një performancë të jashtëzakonshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, është shumë e dashur për publikun dhe sjell një eksperiencë të vlefshme në këtë format.

Pjesëmarrja e saj në reality show-n e njohur e bëri atë një nga konkurrentet më të forta, duke fituar simpatinë e fansave me personalitetin dhe karakterin e saj.

Me këtë emërim, Olta pritet të ofrojë analiza të thella dhe komente të ndjeshme mbi ngjarjet brenda shtëpisë.

revista.one/