Olta Gixhari largohet nga Big Brother, Luizi mundohet t’i ndryshojë mendjen: Rri moj burrneshë…

Olta Gixhari largohet nga Big Brother, Luizi mundohet t’i ndryshojë mendjen: Rri moj burrneshë…

April 1, 2023 0

Prezantuesja e Big Brother, Arbana Osmani ka nisur mbrëmjen e sotme spektaklin Big Brother VIP duke dhënë njoftimin se të gjithë banorët kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi përveç Olta Gixharit.

Të gjithë u habitën kur Arbana Osmani tha se aktorja ka vendosur të lërë garën dhe të largohet nga ky reality shou pas shtyrjes së datës së finales së madhe.

“Ndonëse sot është 1 Prilli, kjo nuk është një gënjeshtër. Olta ka arsyet e saj” – tha Arbana.

Olta tha se shkak për këtë vendim është periudha e gjatë që ka qëndruar larg të birit. Ndërsa banorët e shtëpisë me në krye Luizin janë përpjekur t’i mbushin mendjen për të qëndruar.

Luizi: Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën, loja ime pa ty nuk ka kuptim.

Olta: Kam zgjedhur të jem e fortë e të dukem e hekurt pa emocione sepse nëse do të lëshoja veten do të tregoja gjithë botën time emocionale, këtë lojë duhet ta kisha lënë me kohë. Unë them që e kam fituar Big Brotherin tim. Para se të hyja këtu mendova se nëse do të rezistoja një muaj do e kisha fitore. Kam kaluar shumë emocione të forta këtu kam qarë fshehurazi. Unë e kam ndarë këtë vendim herë pas here me banorët, pjesën e prindit më shumë e kam ndarë me Qetsorin, më dëgjonte shumë e më kuptonte, ndihesha shumë ngrohtë aty, ardhja e Qetsorit më ka bërë një kthesë shumë të madhe emocionale të tyren. Zgjodha ta bëj këtë se hyra këtu brenda që të luaj e të bëj historinë time e të krijoj kujtimet më të bukra të jetës time e mendoj që ja dola. Siç e thashë dhe në video, Amari është i imi e di se sa e dua e sa më mungon, në këto momente jam e djegur nga malli për të, nuk ka finale në botë që ma zëvendëson e më bën të kthehem pas. Nuk është e lehtë ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës time.

Luiz: S’më ka lezet kjo lojë për ty, i lutemi ne të sjellin djalin. Më le të qes unë jashtë të jap fjalën aman mos ik

Olta: Kam një javë këtu që rri nëpër cepa e qaj e keni parë sa e veçuar kam qenë.

Luiz: Do më bëje të qaja po ta fitoja me ty

Olta: Nuk kam fuqi ta vazhdoj më sinqerisht, kam ditë që e mendoj nuk është e thjeshtë për mua.

Në shtëpinë e BBV u fut edhe djali i saj te cilin aktorja e takoi, por megjithatë ajo vendosi që të lërë shtëpinë.

revista.one/