Olta Gixhari qan me dënesë: Nuk e di a dua të vazhdoj më
February 1, 2023Dita e së mërkurës nuk ka nisur mirë për aktoren Olta Gixhari. Ajo ka shpërfaqur një gjendje të rënduar emocionale, një ditë pasi mori një video-mesazh nga djali i saj, Amar.
Në mëngjes, Gixhari ka shpërthyer në lot duke u shprehur se nuk e di nëse është në gjendje që ta vazhdojë më tutje garën.
“Nuk e di a dua të vazhdoj më”, ka thënë mes të tjerash aktorja e njohur.
Kjo gjendje e saj vjen për shkak edhe të disa prej banorëve të tjerë, për të cilët ajo është shprehur se ia kanë arritur qëllimit që ta nxjerrin nga vetja.
Që nga nisja e Big Brother VIP Albania, Olta njihet si një prej banoreve më të forta dhe të zhurmshme të edicionit të dytë të këtij formati.