Operacioni i SPAK për “Rrumin e Shijakut”, arrestohet edhe vëllai i deputetit të PS

Operacioni i SPAK për “Rrumin e Shijakut”, arrestohet edhe vëllai i deputetit të PS

October 2, 2025 0

 Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në Durrës. Po ashtu në pranga u vu edhe Vullnet Muça, i cili është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.

Po ashtu në pranga u vu edhe Vullnet Muça, i cili është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’. Operacioni është kryer me urdhër të SPAK, në kuadër të tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit si dhe për zbardhjen e një vrasje.

Ndërkohë GJKKO ka lëshuar 9 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Astrit Avdylin dhe Aldo Avdylin të dyshuar për vrasje.

MASAT E SPAK
Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal (ndodhet në kërkim)

I arrestuar:

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit

Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume

Vlash Draçi

Të akuzuar për vrasje

Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal. (Ndodhet në burg për krime të tjera)

Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim

Edlira Avdyli, masë ndalim për të dalë jashtë vendit.

Reagon deputeti Kume

Deputeti i Partisë Socialiste, Loer Kume, ka parë sot lajmin për arrestimin e vëllait të tij, Enea Kume, gjatë një interviste në Ora News, teksa në ekran shfaqeshin titrat që njoftonin zhvillimin e fundit të operacionit të SPAK në Durrës.

Në një reagim të matur dhe të kujdesshëm, Kume konfirmoi se është informuar mbrëmjen e kaluar për ndalimin e të vëllait, ndërsa theksoi se do të respektojë parimin e prezumimit të pafajësisë, deri në momentin që drejtësia të japë fjalën e saj.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar. Për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë,” – tha Kume.

Deputeti socialist shtoi se çdo individ është përgjegjës për vendimet që merr, duke u distancuar nga çdo koment i parakohshëm mbi akuzat ndaj të afërmit të tij.

“Gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe,” – përfundoi ai.

gijotina.com/