Ora policore pengon festimet e Pashkëve, Arqipeshkvi: Na kufizon vetëm Krishti
April 3, 2021Arqipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo u shpreh se besimi jep shpresë e kurajë, për të përballuar çdo sfidë. Imzot Frendo kërkon mos të lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë. Ai tha se jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit.
Këto Pashkë vijnë si rrallë herë më parë, kur të gjithë besimtarët nuk kanë mundur të mblidhen në objektet e kultit në mesnatë për meshën e rastit. Për shkak të orës së policore e cila është deri në 20:00, mesha u mbajt në orën 17:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi për t’u kthyer në shtëpi. Mesha në katedralen e Shën Palit u mbajt nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo, e ndërsa të pranishëm ishte një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ishin të pajisur me maska. /revista.one/