Pamje nga arrestimi/ Hyri në bankë i armatosur, shkoi te arka dhe mori 20 milionë lekë

Pamje nga arrestimi/ Hyri në bankë i armatosur, shkoi te arka dhe mori 20 milionë lekë

February 12, 2026 0

Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë. Raportohet se autori është futur me një çantë në filialin e FiBank ku brenda saj kishte kallashin.

Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.

Menjëherë te arka Bardhyl Fusha ka arritur që të marrë shumat e parave ndërkohë Ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë.

Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin duke dalë nga dera e bankës.

Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit.

Pas kontrolleve në çantën në fjalë u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.

Personi që shihni në foto është 58-vjeçari Bardhyl Fusha, i cili mesditën e kësaj të enjte tentoi të grabiste “FiBank” në Tiranë.

revista.one/