(Video) Pamje që të këpusin shpirtin, rrufeja bie mbi tufën me bagëti në Mirditë

(Video) Pamje që të këpusin shpirtin, rrufeja bie mbi tufën me bagëti në Mirditë

June 12, 2021 0

Rrufeja ka vrarë rreth 250 krerë bagëti në një stan në fshatin Zaj të njësisë administrative Selitë të Mirditës. Ngjarja është regjistruar pasditen e 11 qershorit në stanin e quajtur “Veni Valmor”. Rreth orës 17:30 në zonën ku ndodhet stani ka pasur rrebesh shiu i cili është shoqëruar me bubullima e vetëtima.

Bagëtitë e imëta, dele, dhi, keca e shqerra ishin në pronësi të shteteses Prena Buruku. Fatmirësisht ka shpëtuar çobani. Dëmi ekonomik i shkaktuar është i konsiderueshem, ndërsa bagëtitet e ngordhura janë ende në mal.