“Para të vjedhura nga fondet publike”, Eva Murati nuk përmbahet pas dasmës së ish-partnerit Genar Topalli

“Para të vjedhura nga fondet publike”, Eva Murati nuk përmbahet pas dasmës së ish-partnerit Genar Topalli

September 16, 2025 0

Dasma e modeles Cindy Marina me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topallin, bëri bujë gjithandej e mori komente të shumta.

Ceremonia, e organizuar në Romë mes miqve dhe familjarëve, tërhoqi vëmendje shumë të madhe

Reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe prezantuesja Eva Murati, e cila ma parë ka qenë në një romancë me Genarin.

“Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time”, ka qenë një koment që mori në rrjete sociale.

“Nuk dua që milionë shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike”.

“E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”, tha ajo mes tjerash. 

E kjo duket të jetë bërë për shkak të raportit që ka pasur më herët me të birin e politikanes së njohur.

revista.one/