“Parashqevia do takohet me ish-bashkëshortin dhe djalin”, deklarata nga familja Nofle

“Parashqevia do takohet me ish-bashkëshortin dhe djalin”, deklarata nga familja Nofle

December 27, 2024 0

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të takohet së shpejti me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin, Robert Nolfe, në një takim që është konfirmuar nga biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton në New York. Ai ka bërë të ditur se ky takim është në pritje dhe ka apeluar për ndalimin e kërcënimeve ndaj familjes Nolfe, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë për ata.

“Jam në kontakt të përditshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robert, djalin dhe Parashqevi Simaku do ndodhë së shpejti! Por ndërkohë kërkoj publikisht ndalimin e menjëhershëm të persekutimit të familjes Nolfe. Kërcënimet online dhe sidomos ato me vdekje! Të gjitha këto dëmtojnë drejtpërdrejtë Parashqevi Simakun”,- shkruan biznesmeni Ilirjani.

Po ashtu, Ilirjani ka ndarë edhe një deklaratë të familjes Nolfe, e cila shprehet se nuk ka dashur kurrë ta largojë Parashqevi Simakun nga djali i saj.

“Deklaratë e familjes Nolfe: Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Gjithmonë e kam pyetur pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet që të mund ta shohë atë. Më vinte keq për Lukën që nëna e tij nuk ishte në jetën e tij dhe u përpoqa ta ndihmoja Robin ta rriste, sepse të dy kishin nevojë për ndihmë.

Doja të sigurohesha që Luka të rritej në një mjedis të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të dashur. I uroj Parashqevisë gjithë të mirat që i nevojiten për jetuar një jetë të lumtur dhe të mirë me djalin dhe familjen e saj. Isha në këtë situatë duke i besuar Robertit, E dija që ajo ishte një këngëtare nga Shqipëria si një yll adoleshent, por me të vërtetë nuk dija shumë për të”,- është mesazhi që ka ndarë në Instagram Elton Ilirijani.

revista.one/