Parashqevia takohet me djalin?! Eltoni jep lajmin e shumëpritur
January 2, 2025Elton Ilirjani nëpërmjet një posti në rrjete sociale ka bërë me dije se shumë pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevisë me djalin e saj.
“Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!”, shkruan Eltoni.
Parashqevi Simaku lindi në vitin 1966 në qytetin e Kavajës dhe më pas u shpërngul në Durrës. Që në moshë të vogël, ajo u spikat nga kompozitorët më të njohur të momentit në a të kohë në Shqipëri.
Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë” në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH.
Gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.
Ndonëse repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh, Simaku dalloi edhe për fizikun e saj. Ajo u konsiderua edhe si vajza që theu “tabut” e kohës.
Pas vitit 1991 ajo u larguar drejt SHBA edhe nga ai moment jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, të quajtur Robert. Madje lindi dhe një djalë nga martesa me të, të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori fund në 2012-tën.
Më pas, u përfol se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve. Simaku nuk konfirmoi asnjëherë asgjë. Megjithatë, pavarësish gjithçkaje, Parashqivi Simaku vazhdon të mbetet në memorien e çdo shqiptari si vajza e bukur dhe e talentuar që të gjithë e adhuronin.
revista.one/