“Partnerë të jetës”, Arilena Ara e lumtur në romancën me Popi Kolën

“Partnerë të jetës”, Arilena Ara e lumtur në romancën me Popi Kolën

September 20, 2021 0

Më parë e konsideronte si baba, por tani raporti i Arilenës me menaxerin e saj ka evoluar. Këngëtarja e njohur nga Shkodra, Arilena Ara po kalon një kohë të mirë edhe me partnerin e saj, njëherësh menaxherin Popi Kola.

Këtë e dëshmon edhe me postimin e fundit të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një fotografi krah të dashurit me të cilin ka bërë një kombinim edhe në veshje.

“Partnerët e jetës”, ka shkruar ajo.

Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, me fjalët e fansave që janë ‘të preferuarit në showbizin shqiptar’.

Pak muaj më parë, Arilena i bëri Popit një dedikim për ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen për njeriun të cilin me krenari me thërras Baba”.

Rikujtojmë se bukuroshja e ka humbur babain e saj në një moshë fare të vogël, por ajo gjithmonë e kujton atë dhe emocionohet çdo herë.

Theshethemet për ‘çiftin’ qarkullojnë prej shumë kohësh, gjë e cila ka nisur prej festës së ditëlindjes së Arilenës, ku u mor si nata kur çifti zyrtarizoi lidhjen.

Popi ishte organizatori i festës përrallore dhe më pas ka postuar një foto duke i uruar ditëlindjen, “Happy Birthday Kiddo, trashëgimia ime përjetshme!”.

Arilena momentalisht po punon në këngën e radhës të albumit të titulluar “Ke me mungu” që pritet të lansohet së shpejti.

revista.one/