Partnerja e Mevlan Shabës sulmon Livia Brungën: Grua e pavlerë…

Partnerja e Mevlan Shabës sulmon Livia Brungën: Grua e pavlerë…

July 14, 2025 0

Partnerja aktuale e Mevlan Shabës, Ornela Murati sulmon ish-të dashurën e tij, Livian. Në një postim të fortë në Instagram, Ornela ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë, që duket qartë se është adresuar për Livian, duke përdorur tone ironike dhe thumbuese.

“Më vjen keq që jeta jote është kaq bosh sa ke zgjedhur të jetosh në timen. Kur një grua e pavlerë kërkon vëmendje, vetëm bëhet reklamë për nivelin e saj”, shkruan Ornela, duke e quajtur “qesharake” përpjekjen e tjetërs për të fituar në këtë situatë.

Ajo shton më tej: “Ajo që përpiqet të më mallkojë, harron që unë kam diçka që ajo kurrë s’do ta ketë. Të mendosh se do të fitosh… kjo të bën për të qeshur”.

Në përfundim, Ornela lë të kuptohet se ndodhet në një raport të sigurt dhe të mbrojtur, duke shkruar: “Ka dikush që më mbron, që sheh përtej maskave të klounëve. I lë njëherë të qetë, pastaj u jep atë që meritojnë”.

Çfarë i tha Livia Brunga Mevlan Shabës?

Ish-banorja e Big brother, Livia Brunga në një postim disa ditë më parë tha se pranon se pjesa më e vështirë nuk ishte thjesht tradhtia, por fakti që ka mbrojtur dhe toleruar dikë që nuk mori kurrë përgjegjësi.
“Personi që nuk diti kurrë me marrë një përgjegjësi, dhe luajti në format më të pista me mu, me prindërit e mi.”

Reagimi i saj i drejtpërdrejtë zbardh dinamikat e një lidhjeje që, sipas saj, nuk ishte as një “romancë e fshehtë” dhe as një lidhje e paqartë. Ajo e thotë qartë:
“Jo, nuk jam shkatrruesja e as një çifti. Çifti ishte i imi.”

Livia sulmon drejtpërdrejt narrativën publike që, me të shfaqur vajza tjetër me lajmin për një shtatzëni, e vendosi veten e saj në rolin e gruas së panevojshme:
“Jo, nuk e bën një shtatzëni e ndodhur dy netë nëpër hotele një vajzë të jetë ‘zonja’ e situatës.”
Ajo vijon më tej, duke thënë se ajo çka është shfaqur në ekran ishte një realitet i manipuluar për publikun, një iluzion që ajo e ka parë të ndodhë përpara syve të saj.

“Unë jam ajo që kam marrë frymë çdo ditë me mu, që ka hanger bukë me mu, që më ka kap dorën dhe në fund ka zgjedh me dalë në publik nga frika e opinionit për të mos u dukur ‘djali i keq’.”

Në këtë rrëfim të sinqertë, Livia tregon edhe për dhimbjen emocionale që ka kaluar:
“Më kanë hangër bukë mu nga duart, më kanë marrë frymë me mu, dhe në fund ka gjet guximin me dal në publik e me më mohu mu.”

Për të, gjithë kjo histori nuk ishte një gabim njerëzor, por një tradhti e qëllimshme:
“Nuk janë gënjeshtrat që e ndërtojnë një ‘familje’ që praktikisht kurrë nuk ka ekzistu. Janë të huajt që thonë ‘farash në shkallë pallati’.”

Livia ngre një mesazh të fortë edhe ndaj atyre që e kanë gjykuar gjatë gjithë kësaj kohe:
“Ju që më gjykoni, nuk më prekni në asnjë mënyrë… por ju uroj një ditë që personi që ju bertet që jeni dashuria e tyre më e madhe, t’ju surprizojë me një jetë të dyfishtë e me një shtatzëni nga dikush tjetër.”

Në fund të mesazhit, ajo është e prerë. S’ka më kthim pas për të:
“S’ka ma kthim, por vetëm pasoja.” 

revista.one/