“Pas 10 vitesh do kërkojë foto me mua”, Jul Deda publikon foton me 14-vjeçarin e vrarë
November 19, 2024Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ka tronditur opinionin publik.
Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale mjaft personazhe të njohur të ekranit. Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka bërë një postim në “Instagram” për të miturin e ndjerë. Deda ka postuar një fotografi ku shfaqet me Martinin, imazh i shkrepur në vitin 2021. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.
“Prehu ne paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prap e dua këtë foto me ty o kampion. Na pikëllove të gjithëve o djalë, por Zoti djemtë e mire i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Juli.
Ndërkohë kur kjo foto është hedhur për herë të parë në rrjetet sociale nga familjarët e Martinit, krahas shkruhej: “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua Martin Cani.”
revista.one/