Pas 24 javësh në Ferma VIP 2, Big Basta kurorëzohet fituesi
June 21, 2025Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP. Pas 24 javësh Big Basta është kurorëzuar si fituesi i Ferma VIP 2.
Në një spektakël madhështor mbrëmjen e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Vizion Plus, Ferma VIP ka dhuruar spektakël.
“Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta”, u shpreh Luana mes emocionesh, ndërsa lexonte verdiktin e publikut.
Kujtojmë që në finale ishin 5 fermerë, Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama.
Ishte Erandi ai që u largua i pari, më pas Big Mama dhe i treti Andrea.
Andrea është fermeri i cili iu afrua shumë çmmit të amdh, por nuk mundi të shkojë deri në fund, pasi ishte ai finalisti më pak i votuar mes Big Bastës dhe Anduelit.
“Unë jam e bindur që në këtë moment zemrat e tyre rrahin fort. Finalistë jam me ju, dhe siç besoj e dini që ka mbërritur një tjetër moment për njërin nga ju. Unë kam në duar zarfin dhe vendimin e publikut. Finalisti më pak i votuar që largohet në këtë moment nga gara për çmimin e madh është Andrea”, lexoi zarfin moderatorja.
Me vota e publikut Big Mama rezultoi më pak e votuar se Big Basta. Dy Big-ët shkuan në televotim pasi humbën sfidën, duke u rënditur pas Andreas dhe Anduelit.
Luana: Big Basta dhe Big Mama jam me ju. Pa humbur kohë po nis, finalisti më pak i votuar, që largohet në këtë moment nga gara për çmimin e madh është Big Mama.
Më herët Big Mama attiri të shpëtojë, pasi mori më shumë vota se Erandi gjatë televotimit të parë. Tashmë në garë për çmimin e madh mbetën Andrea, Andueli dhe Big Basta.

revista.one/