Pas 50 ditëve, Olta Gixhari shfaqet me lot në sy: Dua të iki në shtëpi

Pas 50 ditëve, Olta Gixhari shfaqet me lot në sy: Dua të iki në shtëpi

February 18, 2023 0

Ndonëse Olta Gixhari shfaq karakterin e një femre të fortë, sot (e shtunë) aktorja është parë e përlotur dhe e mërzitur teksa qëndronte e vetme në dhomën e gjumit larg banorëve të tjerë të Big Brother.

“Dua të iki në shtëpi, u lodha jam shumë e ngarkuar nuk kuptoj më se çfarë po bëjë, do të prish çdo gjë”, ka thënë Olta me vete.

Duket se aktorja nuk po arrin t’i përballoj të gjitha situatat që kanë rrjedhur për më shumë se 50 ditë që ata janë të mbyllur dhe nën vëzhgimin e kamerave.

Gixhari krahas një karriere të suksesshme si aktore është edhe nënë e një djali, të cilin herë pas here e ka përmendur madje, edhe mori si surprizë një video të tij.

Kujtojmë që banorët e BBVA janë në garë për çmimin prej 100 mijë eurosh, por i cili është përgjysmuar në gati 50 mijë për shkak të dënimeve ndaj tyre për përdorimin e fjalëve fyese dhe gabimeve të tjera që janë të ndaluara.

revista.one/