Pas akuzave se lobon për Serbinë, Richard Grenell me fotografi nga Tirana, fton amerikanët ta vizitojnë
November 9, 2021Ish-dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është duke qëndruar në Shqipëri.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram ku shkruan “Mirë se vini në Shqipëri”.
“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mrekullueshëm”, ka shkruar Grenell.
Analisti politik në Serbi, Dushan Janjiq, në një emision televiziv në Serbi, ka thënë se Serbia e paguan nga 100 mijë dollarë në muaj Richard Grenellin. Ndërsa ky i fundit i mohoi akuzat. Megjithatë, është i njohur roli i tij në rrëzimin e qeverisë Kurti, për shkak se pengoi planin për t’i dhënë veriun e Kosovës Serbisë, në bisedimet Kosovë-Serbi. Trump kur u informua reagoi duke shkarkuar këshilltarin e Sigurisë të Shtëpisë së Bardhë.
“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet. Lobimi është në mënyrë të çuditshme i organizuar, për fat të keq, askush nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë, nga Millosheviqi e deri më sot, janë kornizat e njëjta dhe pothuajse të njëjtat agjenci. Nuk kemi lobim serioz në raport me kompanitë, që të vijnë dhe të bëjnë diçka”, tha Janjiq”.
Sipas medias malazeze AntenaM, Grenell pas largimit të tij ka vazhduar të lobojë për interesat e Serbisë.
revista.one/