Pas bashkëshortit, këngëtarja Teuta Selimi dhunohet edhe nga vëllai i saj

Pas bashkëshortit, këngëtarja Teuta Selimi dhunohet edhe nga vëllai i saj

May 9, 2024 0

Këngëtarja nga Kosova, Teuta Selimi ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj. Mediat në Kosovë raportojnë se brenda 48 orëve, artistja ka bërë 2 denoncime në Policinë e Kosovës.

Denoncimi i parë ndodhi në orët e para të së mërkurës, ku ajo raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Konflikti verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.

Po ashtu, mesnatën e kaluar, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.

Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata të dy do të hetohen për dhunë në familje.

revista.one/