Pas deklaratës së Olsi Bylykut, reagon ish-partnerja Egli: Nëse ai…
June 24, 2023Pas intervistës së Olsi Bylykut, ka reaguar edhe Egli Tako. Ajo ka postuar në Instastory një status ku duket se i drejtohet qartë Olsit.
“Një grua e mirë nuk do e detyrojë kurrë një burrë të kuptojë që ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e kupton vetë, është humbja e tij”, shkruan Egli.
Mbrëmjen e kaluar, teksa ishte i ftuar në “Më lër të flas”, Olsi konfirmoi me gojën e tij ndarjen nga Egli Tako. Ai tha se faji nuk ka qenë i asnjërit, por rrethanat kanë qenë të tilla. Teksa u pyet nëse i mungon apo jo, aktori pas disa sekondave heshtje tha që të dyve i mungon njëri tjetri por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.
“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, tha ai.