“Pas divorcit nga bashkëshorti tentova vetëvrasjen, do hidhesha nga kati i tretë”
January 11, 2022Rrëfimi i aktores Arjola Demirit ka qenë një prej rrëfimeve më të gjata dhe më prekëse që kemi ndjekur deri më sot në ‘Big Brother Vip’.
Arjola ka treguar për jetën e saj të vështirë, me uljet edhe ngritjet e saj, ndërsa e ka cilësuar si një histori si ato që lexojmë në përralla apo si ato që shohim në filma.
Ajo ka treguar se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person.
Pas vendosi të divorcohej nga ky i fundit, Arjola u nis drejt Suedisë pa dijeninë e askujt, së bashku me tre fëmijët e saj, ku ka jetuar aty për shumë vjet. Por në vitin 2014 ajo vendi të kthehet sërish të Tropojë.
Mes lotësh, Arjola tregon se si pasojë e depresionit që ajo kishte kaluar tentoi edhe vetëvrasjen, ndërsa tentoi të hidhej nga kati i tretë i shtëpisë së saj. Fatmirësisht, ka qenë nëna e saj që mundi të ndalojë një tragjedi!
“Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët. Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur tu rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shtëpitë. Për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë, mami im nuk ka qenë dakord për divorcin, por që unë të luftoja dhe të mos hiqja dorë. Është e vështirë që vajzave në Tropojë që vajzave tu hapet dera. Ajo nuk është dakord për vendimin që kam marr sepse kam thënë që jeta ime i dedikohet tre fëmijëve të mi dhe ndoshta s’do martohem më kurë. Kam dashur ti kërkoj falje publike sepse i kam shkaktuar shumë dhimbje dhe e ka vuajtur ajo më shumë ndarjen time se sa unë. Do doja ti kërkoja falje të madhe”, u shpreh Arjola.
.