Pas Drake, Kanye West shfaqet me një bluzë me simbolin e shqiponjës

Pas Drake, Kanye West shfaqet me një bluzë me simbolin e shqiponjës

December 10, 2023 0

Pas Drake edhe reperi i njohur Kayne West duket se ka veshur një me simbolin e flamurit shqiptar, shqiponjën dykrenare. 

Drake në videoklipin e këngës së tij më të fundit, “Polar Opposites”, që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmendi Prishtinën, me tensionin atje që po rritet .

Xhaketa ishte e kuqe me shqiponjën e zezë, “look” të cilin e kishin veshur edhe burrat e tjerë, shqiptarë, në videoklip. Thuhet se ai ia dedikoi këngën një vajze shqiptare me ermin Mariana, duke i shprehur se i ka thyer besimin.

Nga ana tjetër Kanye West, ose ndryshe “Ye”, në dy paraqitje të ndryshme, shihet njëherë i veshur i gjithi me të zeza dhe shqiponjën e bardhë, me shkrimin “Vultures”(shkaba), që është edhe titulli i këngës së tij të re, ndërsa në “look”-un e dytë është i veshur me të bardha dhe shqiponjën e madhe të zezë në kurriz dhe në kraharor.

revista.one/