Pas gati 24-orëve, Alba rikthehet në BBVK, reagon familja

Pas gati 24-orëve, Alba rikthehet në BBVK, reagon familja

November 23, 2025 0

Pas një nate plot pikëpyetje dhe spekulime, Alba Pollozhani është rishfaqur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”.

Konkurrentja, e cila humbi gjurmët për rreth 20 orë pas takimit me psikologen që pasoi shpërthimin e saj në Prime, kishte nxitur diskutime të shumta në rrjet.

Mungesa e gjatë bëri që ndjekësit të aludonin për një largim të mundshëm apo probleme shëndetësore.

Megjithatë, pak minuta më parë, Alba u rikthye në shtëpinë e vëllait të madh. Ajo u fokusua nga kamerat në zonën e lavanderisë, duke biseduar qetësisht me banorët e tjerë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Kujtojmë se tensioni nisi kur ajo akuzoi produksionin për deformim të realitetit në situatën me Elijonën. Kjo solli reagime të ashpra dhe nevojën urgjente për asistencë psikologjike.

Gjatë spektaklit, konkurrentja Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit. Ajo nuk u kthye më në shtëpi, dhe që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet një mister i plotë.

Dhe për këtë situatë rrethi i ngushtë i Albës ka reaguar, duke shprehur shqetësimin e tyre përmes një postimi në Instastory.

Ata theksojnë se për Albën nuk dinë ende asgjë se çfarë po ndodh me të brenda shtëpisë, si dhe patën një paralajmërim të fortë për Elionën nëse Alba largohet nga loja.

“Një gjë e dimë! Po nëse Alba Pollozhani kthehet në shtëpi, Alba do të demaskojë shumë njerëz, përfshirë edhe Ejonën! Jo se Alba do të bëjë diçka të keqe kundrejt tyre, por natyra e njerëzve të tillë shfaq veten.”

Situata mbetet e paqartë, ndërsa të gjithë presin me padurim një sqarim zyrtar nga produksioni i ‘Big Brother VIP Kosova’ ose një lajm rreth Albës.

revista.one/