Pas incidentit me fishekzjarre në koncertin e saj, ky është reagimi i këngëtares Dua Lipa
July 29, 2022Policia në Toronto të Italisë ditën e djeshme ka treguar se tre persona ishin lënduar në koncertin e Dua Lipës, si pasojë e disa fishekzjarreve që u lëshuan në arenën ku mbahej eventi.
Të lënduarit kishin marrë trajtim mjekësor nga mjekët që ishin aty, më pas u tha se asnjëri prej tyre nuk kishte nevojë për trajtim mëtejshëm.
Menjëherë pas këtij incidenti ka reaguar Dua Lipa, në një postim në InstaStory në të cilin bëri të ditur se ishte e tronditur në lidhje me ngjarjen që ndodhi.
“Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga kjo ngjarje sa të gjithë ju”, shkroi Dua ndër të tjerash Dua.
Më poshtë mund të lexoni postimin e saj të plotë:
“Do të bëhet një hetim në vazhdim dhe po punohet për të zbuluar se si ndodhi incidenti”, vazhdoi ajo.
“Më vjen keq shumë për këdo që ishte i frikësuar, ndihej i pasigurt ose që shijimi i shfaqjes u ndikua në ndonjë mënyrë”.
“Me shumë dashuri”, përfundoi shkrimin 26-vjeçarja.
Ajo ishte duke përfunduar shfaqjen e saj në Scotiabank Arena, kur fishekzjarret filluan të shpërthejnë brenda vendit të koncertit pak para orës 23:45.
Cindy Chung, një oficer i marrëdhënieve me median me Shërbimin Policor të Torontos, i tha People se tre pjesëmarrës të koncertit u trajtuan pasi pësuan ‘lëndime të lehta’.
revista.one/