Pas kritikës së fansave/ Luiz Ejlli ia kthen puthjen Oltës, Kiara bëhet xheloze
March 14, 2023Dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Olta në lojën siameze janë detyruar që të veshin një bluzë të përbashkët dhe të lëvizin kudo bashkë si çift.
Gjatë zhvillimit të kësaj loje kishte momente që nuk ndjehej mirë, ku Olta kujdesej për të dhe madje në një moment i dhuroi edhe puthje.
Më pas, gjatë komenteve që pranoni gjatë rubrikës “Big Love”, kishte një prej fansave të programit që kishte pyetur këngëtarin shkodran se pse nuk ia ktheu puthjen Oltës.
Dhe këtë Luizi nuk ka hezituar ta bëjë, pasi u zgjua në këmbë dhe e puthi Oltën para gjithë banorëve të tjerë.
“Big Love” është një rubrikë ku fansat kanë mundësi t’iu dërgojnë mesazhe banorëve përmes aplikacioni me emoji, duke paguar për emojit përkatëse me të cilat duan t’i përshëndesin.
Më pas Kiara nisi një debat me Oltën duke e akuzuar se gjithë këtë po e bën vetëm për lojë, që të dalë mirë në sy të publikut.
“Ti nuk ke punë të më thuash mua si të përkujdesem për të dashurin tim, që këtu nis gabimi. Është hera e fundit që po ta them, nëse nuk ta thotë ky. Ti nuk ke punë të ndërhysh mes meje dhe të dashurit tim”, tha Tito.
Aktorja nga ana tjetër theksoi se ka vepruar me emocione dhe ka lejuar veten që të tregojë anën njerëzore me Luizin. revista.one/