Pas lajmeve për ndarje, Elgit Doda reagon nga palestra
October 29, 2025Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi për një ndarje të mundshme të çiftit Elgit e Klea. Dhe këtyre zërave deri më tani nuk i është përgjigjur asnjëri.
Këngëtari gjatë ditë së sotme ka ndarë foto nga studio muzikore duke paralajmëruar këngën e re, ndërsa së fundmi ndau një foto nga palestra duke reklamuar muskujt e dorës.
Edhe pse lajmi “mori dhenë”, atij nuk po i bëhet vonë aspak, duke vazhduar jetën ne qetësi e paqe.

Ndërsa prezantuesja Klea Huta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i dhënë fund spekulimeve.
Klea ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet me unazën e martesës, një detaj që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një mesazh të qartë për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.

revista.one/

 
			
