Pas ndarjes me Andin, Melisa Lleshi: Nuk do martohem kurrë, nuk besoj tek…

Pas ndarjes me Andin, Melisa Lleshi: Nuk do martohem kurrë, nuk besoj tek…

June 30, 2023 0

Ish-banorja e “BBVK”, Melisa Lleshi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku këngëtarja dhe ish-konkurentja e “Përputhen” tregoi më shumë rreth karrierës së saj muzikore dhe jetës sentimentale.

Ndër të tjera ajo tha nuk do të martohet kurrë, pasi nuk ka besim tek martesa sepse sipas saj ajo është thjeshtë një letër.

E pyetur nga Ronaldo Sharka nëse ‘nuk do të bëjë celebrim’, ajo u shpreh se dëshiron që të qëndrojë beqare gjatë gjithë jetës së saj.

“Unë nuk do martohem kurrë. Ju betohem e kam seriozisht nuk besoj shumë tek martesa. Më duket thjeshtë një letër që duhet të firmosësh edhe kaq, por ajo letra shumë shpejt mund të… Më pëlqen të rri beqare gjatë gjithë jetës.”– tha Melisa.

Kujtojmë që disa muaj më parë lidhja dhe ndarja e ish-banores me ish-konkurentin e emisionit të dashurisë “Përputhen”, Andin, ku ky i fundit vetëm disa ditë më parë me anë të një postimi në Instagram konfirmoi lidhjen e re të dashurisë.

revista.one/