Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një tjetri

Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një tjetri

December 8, 2023 0

Sara Hoxha ka publikuar në InstaStory një foto ku shihet e lumtur në krahët e një mashkulli e që nuk është Ledri Vula. Bëhet fjalë për grimerin e saj, që shpesh herë ajo ka treguar se ai është miku i saj më i mirë.

Pas lajmeve se Sara dhe Ledri janë ndarë, influencerja iku nga shtëpia ku jetonte me vajzën, këngëtarin dhe prindërit e tij, ndërsa së bashku me të bijën udhëtoi drejt Gjermani aty ku ajo ka edhe prindërit e vet.

Megjthatë disa ditë më parë influencerja është rikthyer sërish në Shqipëri, duke u marrë me projekte e saj në Tiranë.

Ndarjen e dyshes disa javë më parë e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”. Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.

revista.one/