Pas puthjes me Donaldin/ Me lot në sy, Beatrix i kërkon falje moderatores Bora Zemani: Nuk do isha fut kurrë, i besova shumë…
December 4, 2021Pas situatës me Donaldit, nëna e Beatrix i ka dërguar një mesazh të qartë për gjithçka po ndodh në historinë e tyre, por çfarë mendon Beatrix për këtë këshillë?
Tejet e prekur, ajo thotë se ndihet si të jetë një fëmijë 2 vjeç dhe nuk i ka marrë hapat si duhet, në lidhje me marrëdhënien e krijuar me Donaldin, ndërsa në mes është edhe një person i tretë!
Opinionistja Sonila Meço e këshillon Beatrixën që ka ardhur koha që ajo të rritet dhe të sillet si një vajzë e rritur, ndërsa Arbër Hajdari i sugjeron që të kërkojë falje për sjelljen e saj!
Beatrix: Nga zëri e di që nuk më ka me shumë të drejtë, ndihem si fëmijë 2 vjeç që nuk i kam bërë hapat siç duhet!
Sonila: Triksa, jemi unë edhe ti, hajde flasim pak. E the vet dhe do ta quaja një aftësi tënden për ta njohur veten, the që ndihem si fëmijë, them që ti akoma mamin e shikon si me qen 2 vjeç. Që ti kudo të jesh një ambient të duhet një njeri si referencë dhe ke mbetur vajza e vogël 2 vjeçare. Ti je shumë e lënduar, por ka ardhur koha të jesh në moshën tënde, rritu Triks, je vajzë e madhe!
Arbri: Të kishte prit pak s’do kishte bërë keq. Nëse mendon se dikush mund të jetë lënduar nga sjellja që ka bërë mendoj se duhet të fillojë me falje, sepse mendoj që bota ka fuqi të falë!
Menjëherë pas komenteve të opinionistëve, Beatrix i kërkon publikisht falje moderatores Bora Zemani dhe thotë se ndihet shumë në faj!
Beatrix: Oh! Thjesht si femër kërkoj falje, ndjesë që ndjeva verbërisht edhe gjithashtu kërkoj shumë falje Borës, ndihem shumë në faj. Ndoshta nuk… (preket). Zemër nuk do isha fut kurrë, nuk e di, thjesht e besova shumë kur më tha, unë e di realisht, por duhet….
revista.one/