Pas rastit të 11-vjeçares/ Kërkoi hapjen e shtëpive publike, blogerja e seksit debaton me ish-konkurrenten e Për’puthen: Qepe gojën
September 1, 2022Rasti i rëndë i përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, ka nxitur reagime nga më të ndryshme nga personazhet e njohur. Ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj, reagoi në një video në rrjetin social TikTok, e cila nuk u prit mirë nga blogerja e seksit Zhaklin Lekatari. Shqipja shprehet gjatë videos se sipas saj duhet të happen shtëpitë publike për “këto meshkujt të pafytyrë.”
“Zakonisht nuk e kam në natyrë që të tërheq fjalët e mia, por dikur kam thënë që nuk do doja që të hapeshin shtëpitë publike për arsye që njerëzit të martoheshin, të ndërtonin familjet e tyre. Por sot me këto rastet ku një vajzë përdhunohet, dhunohet, që është edhe e mitur për më tepër, jam shumë pro që të hapen shtëpitë publike për kto meshkuj të pafytyrë, për këta që thjesht janë meshkuj. Nuk kanë as edukatë as norma as asgjë.” shprehet mes të tjerash, ish-konkurrentja e Për’puthen.
Pasi videoja u bë virale në rrjetet sociale, blogerja Zhaklin Lekatari ka bërë një reagim të ashpër.
“Ka ardhur koha të mbyllësh gojën”– shkruan ajo duke shtuar: “E të mos normalizosh dhunën për punonjëset seksuale. Ka ardhur koha të kuptosh që mungesa e kulturës nuk zëvendësohet nga rritja e marrëdhënieve seksuale. Qepe gojën!!!”
Kujtojmë se Lekatari ishte e pranishme edhe në protestën e mbajtur pasditen e djeshme (31 gusht) në sheshin Nënë Tereza, kundër dhunës dhe abuzimit ndaj grave. Blogerja pati edhe një debat gjatë tubimit me këngëtaren Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.