Pas reagimeve të publikut për sherrin, Edi i kërkon falje Bashkimit (VIDEO)
September 27, 2021Edi dhe Bashkimj u pajtuan sot në përballjen me njëri-tjetrin në studio.
Ai që i çuditi të gjithë ishte Edi pasi në fillim i kërkoi falje Bashkimit, familjes së tij dhe më pas Mikelës. Konkurrenti u shpreh se në realitet nuk është siç u duk të premten dhe se kishte dalë nga vetja. Po ashtu, ai tha se ishte i prekur nga fakti që publiku po e kritikon dhe tall për shkak se nuk flet mirë shqipen.
Ky veprim nga ana tij i habiti të gjithë duke qenë se kur iu kërkua ditën e sherrit që të reflektonte, ai tha se kështu është rritur dhe kështu di të sillet.
Ndërkohë, edhe Bashkimi kërkoi falje për gjithë situatën e krijuar dhe si përfundim gjërat mes tyre u rregulluan.
revista.one/