Pas trazirave në lidhje, lumturi për Bardhin! Surprizohet nga motra në Big Brother VIP

Pas trazirave në lidhje, lumturi për Bardhin! Surprizohet nga motra në Big Brother VIP

February 21, 2024 0

Pas problemeve në lidhjen romantike me Sarën, Bardhi është surprizuar nga motra e tij.

Fillimisht banori i Big Brother VIP është thirrur në dhomën e rrëfimit, ku ka folur për marrëdhënen me motrën e tij, Afërdita Idrizi.

Ata janë përqafuar me njëri-tjetrin, teksa Bardhi ka shpërthyer në lot.

Ledion Liço: Të ka marrë malli për familjen?

Bardhi: Jashtëzakonisht shumë.

Ledion Liço: Çfarë të ka thënë Afërdita para se të futeshe në shtëpi?

Bardhi: Më ka thënë ju vetëvetja, luaj nëse është nevoja, atë që spo e bëj. Ka thënë trego gjithçka brenda vetes.

Ledion Liço: A po të pengon diçka apo dikush?

Bardhi: Jo, thjesht koncepti i lojës që kam kuptuar këto ditë. Të krijojë debate pa qenë debate, kam dashur debate reale, më kanë penguar.

Ledion Liço: Shiko, debate reale apo jo është një koncept disi ambigue. Unë të pash në debatin sot me Eglën. Njerëzit do të diskutojnë, do të debatojnë derisa të fitojë njëri apo të bien dakord për të mos rënë dakord.

Bardhi: Shumicën e rasteve nuk jam përfshirë, por kam një mendim logjik kështu që duhet të përfshihem.

Ledion Liço: A të ka penguar ndonjë brenda shtëpisë për të mos qenë më shumë i përfshirë. Ori thotë që kur nuk ishte më pranë Sarës, e pe shtëpinë njëçik më shumë.

Bardhi: Po e vrejta edhe unë. Marrëdhënia nuk më pengon, por ndoshta thjesht duhet të krijojmë pak më shumë kohë edhe për atë që kemi ardhur këtu, jo vetëm për raportin dashuror.

Ledion Liço: Mirë, dikush po të pret te dhoma e gjumit, të pres të shkosh atje.

Afërdita: Mos qaj, duhet të jesh i fortë.

Ledion Liço: Afërdita, të kishte marrë malli për vllaçkon?

Afërdita: Po shumë, ai është gjysma ime.

Ledion Liço: Mua më pëlqen shumë që në familjen tënde ti nuk tutesh.

Afërdita: Tani, më dëgjo pak mua sepse unë po të dëgjoj gjithë kohën. Këtu ke hyrë për të luajtur, duhet të luash. Të flasësh, të debatosh pavarësisht nëse janë debate reale apo jo. Këtu gjithçka reale është dhe nëse të zënë krevatin kështu duhet të bësh edhe ti. Të shtëpisë janë mirë, të gjithë të kanë bërë të fala. Duam të të shohim ty qysh je edhe në shtëpi, batuta më shumë, debate më shumë.

 Pas Prime-it, Meritoni i ka thënë Bardhit se motra e tij e shmangu me shumë elegancë takimin me Sarën:

Meritoni: Nëse të pengon diçka thuaja. Edhe te puna e nominimit, edhe te pjesa e lojës gjithçka. Ndërsa te pjesa ku motra jote me elegancë e shmangi takimin me Sarën mos u ndiej keq. Se ndoshta ajo edhe do të të pyes. Ajo e ka bërë për arsye të vetat që s’kanë rëndësi.

Bardhi: Ajo ndoshta nuk e ka parë se ne jemi qartësuar prapë.

revista.one/