Pas zhurmës në BBV, bashkëshortja e Mirit i dërgon mesazh të prerë këngëtarit
January 6, 2026Bashkëshortja e Armir Shahinit, në një reagim në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen e saj për të shoqin në rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania.
Ajo shkruan ndër të tjera se xhelozia në martesën e tyre nuk ka vend, ndërsa i jep atij të gjithë besimin e saj në lojë.
“Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it! Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendimin që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty”, shkruan ajo.
Ky reagim vjen në një moment kur raporti i Mirit dhe Selin po diskutohet mjaft brenda dhe jashtë shtëpisë.

Nderkaq, Armir Tola ka qenë ai që është larguar nga shtëpia, pasi rezultoi më pak i votuari nga publiku.
Këtë javë, në nominim ishte vendosur e gjithë shtëpia, duke e bërë televotimin edhe më të fortë dhe të paparashikueshëm.
Armir Tola njihet si një sipërmarrës i suksesshëm. Ai është administrator i një kompanie që merret me ndërtim dhe rikonstruksione objektesh të ndryshme, duke përfshirë të gjitha llojet e punimeve në ndërtim..
Para se të hynte në lojë, Armiri kishte përcjellë prindërit për në SHBA, ku jeton motra e tij, dhe kishte rregulluar të gjitha angazhimet e punës, në mënyrë që të ishte i qetë dhe i fokusuar te loja dhe dinamika brenda shtëpisë.
Eliminimi i tij u prit me reagime të ndryshme nga banorët dhe publiku, ndërsa rrugëtimi i Armirit në “Big Brother VIP Albania 5” do të mbetet i lidhur me mesazhet që ai përpiqej të përcillte për familjen, traditën dhe vlerat njerëzore.

revista.one/


