“Pasha Zotin…”, Olsi Bylyku reagon pas shtrimit në spital, ja gjendja e aktorit

“Pasha Zotin…”, Olsi Bylyku reagon pas shtrimit në spital, ja gjendja e aktorit

July 20, 2022 0

Olsi Bylyku del nga spitali. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, aktori shprehet i emocionuar me mesazhet dhe mbështetjen që ka marrë nga publiku, duke i quajtur “kura më e mirë në botë”. Në fund aktori e mbyll duke thënë se do t’i rikthehet menjëherë aktivitetit “më fuqishëm se kurrë”.

“Betohem në Zot se mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e mirë në botë. Në pamundësi për tu kthyer të gjithëve mesazh desha t’ju njoftoj se ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është okay. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt. Shihemi këtë javë me super fuqi”– shkruan Olsi.

Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për aktorin e humorit Olsi Bylyku, i cili ka përfunduar në spital. Lajmin e bëri të ditur vetë ai me një foto ku shfaqej në spitali me dy vigonët e serumeve në duart. “I fortë”- shkroi ai krahas fotos, duke mos dhënë asnjë detaj rreth arsyes dhe problemit shëndetësor që ka pasur.

revista.one/