Pasi ka pirë alkool, Egla bën me shkumë Meritonin dhe e lag
March 28, 2024Debatet mes Eglës dhe Meritonit kanë vijuar edhe ditën e djeshme. Ndërsa ajo ndodhej në vaskë duke u larë, Meritoni i është afruar dhe kanë nisur të flasin.
Gjatë bisedës, Egla e ka lagur me ujë dhe i ka hedhur shkumë në kokë dhe në fytyrë. Më pas ai i ka thënë se vjen era alkool dhe se ndoshta për shkak të kësaj sillet në këtë formë.
Pjesë nga debati:
Meritoni: Nuk je shembulli që duhet mësuar
Egla: Ti po flet si fëmijë dhe do trajtohesh si fëmijë
Meritoni: Po më kërcënon? Çfarë duhet të mësoj nga ty? Pse më kërcënove? Po më lag, je duke më lagur me qëllim….
Egla: Nuk duhet të rrish këtu, është një vajzë në intimitetin e saj në vaskë… ti je budalla, budallait i hapet rrugë
Meritoni: Po pse je kaq zero?
Egla: Nuk duhet të më rrish përballë se jam duke u larë
Meritoni: Mos më prek, se i paske pirë nja tre gota dhe po të vjen era alkool
Egla: Kam pirë një birrë
Meritoni: Po të vjen era alkool dhe po më shqetëson, ndoshta për shkak të alkoolit sillesh kështu?
Egla: Ndoshta.
revista.one/