Pasi rrahjes/ Policia arreston reperin Cllevio Serbiano për “thyerje të arrestit shqtëpiak”, nën hetim Noizy dhe i ati
June 7, 2022Reperi Kleviol Ahmeti i njohur me emrin Cllevio Serbiano ka rënë në prangat e policisë, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Reperi Ahmeti u përfshi në një sherr me reperin Noizy, me të cilin u konfliktua fizikisht para lokalit të këtij të fundit. Videoja e sherrit bëri xhiron e rrjetit ndërsa reperi Cllevio foli për gjendjen e tij të rënduar pas sherrit dhe frakturave që kishte marrë. I gjithë sherri kishte si zanafillë fyerjet e Cllevio Serbiano në drejtim të Noizyt dhe grupit OTR, ndërsa situata agravoi kur reperi Kleviol Ahmeti provokoi duke shkuar në lokalin e Noizyt në Durrës.
Më herët, Noizy në një reagim në rrjetet sociale reagoi pas sherrit “Mos ma merr mirësjelljen time për dobësi. Gëzoj respekt nga e gjithë bota dhe shpeshherë anashkaloj njerëz pa tru dhe moral. Por kjo s’do të thotë në asnjë moment deri në pikën ku ti kushdo qofsh të ofendosh familjen time apo familjarë të rrethit tim. Jam djalë me tradita dhe zakone shqiptari. Ju lutem mos e harroni këtë gjë kurrë. Jeta vazhdon”. -shkruante Noizy.
Ndërkohë, Noizy dhe babai i tij janë denoncuar nga Cllevio pas rrahjes së ditës së djeshme pranë ambienteve të lokalit të reperit në Durrës. ABCnews.al raporton se pas kallëzimit, policia ka nisur procedimin penal ndaj Rigels Rajkut, i njohur si Noizy dhe babait të tij, Bashkim Rajku për fyerje. revista.one/