Babi fjalën ‘nuse’ se ka përmendur akoma por… Habit motra e Mateos: “Prisja një Selin për të…”

Babi fjalën ‘nuse’ se ka përmendur akoma por… Habit motra e Mateos: “Prisja një Selin për të…”

April 4, 2026 0

Motra e Mateos, Kejsi Borri, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “She’s on air” në Top Albania Radio. Ajo ka komentuar lojën e të vëllait në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

E jo vetëm kaq, pasi moredaroret e kanë pyetur edhe në lidhje me Brikenën, për banoren që Mateo ka pëlqim dhe duket se po krijojnë një lidhje brenda shtëpisë.

Motra e Mateos, Kejsi e ftuar në një intervistë për TAR, ka komentuar raportin e tij me Brikenen, duke treguar se fillimisht kishte një tjetër ide për vajzën që mund t’i përshtatej atij.

“Me thënë të drejtën unë prisja një tip si i Selinit për Mateon me ato aludimet e mia,” u shpreh ajo.

Por ndjekja e përditshme e dinamikave në shtëpi e ka bërë të ndryshojë mendim, duke e parë lidhjen e tyre në një këndvështrim tjetër.

“Duke parë vazhdimësinë, një tip si Brikena i përshtatet më shumë se duhet të balancojnë njëri-tjetrin. I përshtatet më shumë se e zbut Brikena Mateon,” tha ajo.

Sipas saj, karakteri i fortë i të vëllait kërkon një partner që di të krijojë ekuilibër dhe jo përplasje.

“E zbut sepse ai di të jetë edhe i butë edhe i egër. Ndërsa me një tip si Selini, dy zjarre bashkë sikur do bënin bam.”

Keijsi u shpreh se babai i saj nuk e ka përmendur akoma fjalën nuse, por si paraqitje i pëlqen të paktën, se është duke e njohur vetëm nëpërmjet televizionit.

Pjesë nga intervista:

Për Brikenën çfarë mendimi ka, e ka thënë fjalën nuse apo akoma?

Fjalën nuse nuk e ka përmendur akoma, por që dhe babit tim i pëlqen Brikena le të themi si paraqitje të paktën se nuk është se e njeh tamam. E njeh vetëm nëpërmjet televizionit dhe e njeh aq sa e njohin të gjithë.

Mateo ka bërë disa ndërhyrje për pjesën e veshjes së Brikenës, babi është ok me këtë?

Babi im të paktën me mua në veshje nuk ka qenë aq i rreptë, kurse Mateo ka qenë. E ka pjesë të karakterit. Ka patur raste që dilja nga shtëpia dhe mund t’i dukej një fustan pak më i shkurtër dhe më thoshte a ka mundësi t’a ulësh atë fustan para se të dalësh. Por që të jetë i rreptë, i keq, nuk është. T’a thotë me lezet që ti t’a marrësh në konsideratë.  

Gjithashtu ka treguar edhe disa detaje në lidhje me prindërit e saj se çfarë mendojnë për Brikena Selmanin, banoren që Mateo ka shprehur pëlqim.

Herën e fundit që ishe në studio me vajzat, ke thënë që Brikena është nusja ideale për mamin. Vazhdon të jetë ky mendim edhe pas situatave të fundit që kanë ndodhur në shtëpi?

Po. Tani si çdo çift që do zihen, normalisht që do zihen. Por duke qenë se janë 24 orë me njëri-tjetrin aty brenda, rrethohen nga njerëz që ndoshta edhe nuk duan të rrethohen, përballen me situata të ndryshme dhe me njerëz që duan t’i përçajnë, kështu që normalisht që rrjedha e tyre do të ndryshojë. Një herë do jenë më të afërt, një herë do jenë më të largët, do zihen, do pajtohen.

Ndonjë koment të shkurtër për puthjen që ne kemi parë në Prime, si ishte atmosfera në shtëpi?

Unë me thënë të drejtën ishte i vetmi Prime që unë nuk e kam parë në shtëpi, por me grupin tim shoqëror. Ishte shumë Prime i fortë dhe thashë po i largohem pak dramave të shtëpisë dhe të jem pak më e lirshme kur t’a shoh. Unë personalisht isha akoma e emocionuar nga surpriza e Mateos te palestra dhe në momentin e puthjes thjesht kam ngelë. I thashë shoqes ktheje dhe njëherë se më duket se nuk e pashë mirë. Nuk e prisja fare.

Si e gjykove si vajzë? Është gjykuar shumë, ça emocioni të dha?

Ata ishin drejt rrugës së puthjes dhe herët e vonë do ndodhte. Nuk mendoj se ka qenë për pjesën e nominimit a diçka të tillë. Thjesht ishin ata të dy pa njerëz të tjerë te Dhoma e Rrëfimit. Kishte dhe shumë njerëz që i thonin ‘puthe, puthe’. U futën në atë rrymën e emocionit dhe ndodhi.

Ti iu afrove edhe Brikenës dhe i the ‘qenke më e bukur live’. E ke bërë në një formë straregjie me i treguar ‘ej, afroju vëllait tim, ke miratimin tonë’ apo ishte ajo ndjesia jote, gjëja e parë që të erdhi me i thënë?

Me thënë të drejtën ishte gjëja e parë që më erdhi me i thënë. Një përshëndetje e vogël që unë i bëra nga tezja e saj ishte që t’a bëja atë të kuptonte që t’i mund të ndihesh më rehat këtu, se mbështetjen e familjes tënde e ke.

Ti nuk e përqafove në asnjë moment

Nuk e përqafova Brikenën dhe në fakt më ka ngelë pak si pishman le të themi. Në momentin që unë po i flisja, ajo ishte shumë e emocionuar dhe nuk më shikonte dot as në sy, po i dridheshin duart. Edhe unë kisha shumë siklet dhe emocione, edhe sikur më iku situata në ato momente.

Mesazhin tënd ti ia dhe?

Po, atë që doja me i thënë ja thashë dhe ishte realisht më e bukur live. Nuk doja me e vënë në siklet sinqerisht.

revista.one/