“Për boksin lashë shkollën kur isha 15 vjeç”, rrëfimi i Florian Markut për jetën
August 1, 2022Kampioni i boksit, Florian Marku është një nga sportistët që merr më së tepërmi vëmendje. Ai do të ndeshet kundër boksierit meksikan, Miguel Ramirez më 25 gusht.
Me këtë rast, Floriani ka dhënë një intervistë që është publikuar në faqen e tij të Facebook-ut.
Ai ka treguar se e ka lënë shkollën në moshën 15-vjeçare dhe më pas iu angazhua vetëm boksit.
“E kam lëne shkollën ne moshën 14-15 vjeçare, për t’iu dedikuar 100% sportit të boksit. Asokohe i thashë familjes time se për këtë vendim që mora do të shpërblehem një ditë, pasi do te paguhem mirë nga ky sport dhe do të jetojmë më mirë. Asokohe familja ime s’më kuptonte, por ja ku jemi sot. Familja ime është më shumë se kurrë pranë meje, më kupton dhe më mbështet”, tha Marku.
Jo vetëm kaq, por ai ka bërë me dije se do të donte të ishte tip më i qetë, pasi bëri me dije se edhe në jetën e përditshme është gjaknxehtë ashtu sikurse është në sportin e boksit.
Do të dëshiroja të isha më i qetë. Si në sportin e boksit ashtu dhe në jetën e përditshme. Të mos isha flakë, ashtu siç i themi ne, gjaknxehtë.”