Për herë të parë në histori, tri artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në MTV Europe Music Awards
November 10, 2022Tri këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Liapa, Bebe Rexha dhe Ava Max do të garojnë mes tyre dhe do të performojnë në mbrëmjen e së dielës hitet e tyre, në MTV Europe Music Awards 2022.
Madje ato janë të nominuara për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.
Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto”, ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.
Fituesin e kësaj kategorie do ta vendosë vet publiku duke votuar në këtë LINK. Pra, këtu keni rastin të votoni për njërën prej tyre.
Kjo është hera e parë në histori që tri shqiptare garojnë për të njëjtin çmim, por jo hera e parë që më shumë se një artist shqiptar nominohet në të njëjtën kategori në çmime ndërkombëtare.
Ndërkaq, Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë drejtues të mbrëmjes, ku do të prezantojnë edicionin e sivjetmë të MTV EMA.
Në vitin 2019, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të nominuara për të njëjtin çmim në Grammy Awards, “Artisti i ri më i mirë” – çmim të cilin përfundimisht e fitoi Dua.
Në po të njëjtin vit, Dua ishte nominuar në të njëjtën kategori me Rita Orën në mbrëmjen e madhe britanike të çmimeve “Brit Awards 2019”. Ato garonin për çmimin kryesor “Videoja muzikore më e mirë” me nga dy klipe të tyre.
Edhe në vitin 2017, Rita dhe Dua konkurronin njëra-tjetrën për të njëjtin çmim, “Best Look (Pamja më e mirë)”, në MTV Europe Music Awards 2017.
Dua Lipa në MTV Europe Music Awards 2019 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)
Bebe Rexha gjatë performancës në MTV Europe Music Awards 2018 (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images for MTV/Guliver)
Ava Max me çmimin ‘Artisti depërtues i vitit’ në MTV Europe Music Awards 2019 (Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)
revista.one/