“Për hir të fëmijës bëni gjithçka”, Leonora Jakupi shpërthen në lot: Historia ime, shumë e rëndë

“Për hir të fëmijës bëni gjithçka”, Leonora Jakupi shpërthen në lot: Historia ime, shumë e rëndë

November 24, 2025 0

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka shpërthyer në lot gjatë një momenti shumë emocional në Prime. Ajo ka treguar se si ka përjetuar dhimbje të thellë pas leximit të lajmeve në media për jetën e konkurrentes Elijona Binakaj.

Artistja e njohur ka apeluar që prindërit të kenë unitet dhe mirëkuptim për mirëqenien e fëmijëve.

“E mora telefonin dhe lexova lajmet në mediat tonë, hyna me hulumtu për jetën e Elijonës, vërtetë ato që shkruheshin për të vërtetë mua ma thanë shpirtin”.

“Përveç dhimbjes që ka, sepse nëna është e shenjtë, ajo që shkruhej në media për humbjen e saj, ku ka shku, ku ka qenë, për mua ka qenë shokuese”, tha ajo.

“Le të jetë ky Big Brother një mësim për të gjithë ato nëna, e baballarë që kalojnë në divorce. Apeloj që për hirë të fëmijut, për hirë të fëmijut bëni gjithçka”, shtoi mes tjerash Jakupi.

Teksa komentonte historinë e Elijonës, Leonora u ndal dhe me zërin që i dridhej tha:

“Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë.”

Momenti, i cili u transmetua live, preku mijëra shikues që e panë artisten të rrëzohej emocionalisht përpara kamerave. Duke kujtuar plagët e veta, Leonora bëri një thirrje të fuqishme për të gjithë prindërit:

“Ju lutem prind, për hir të atij fëmije të keni konsideratë. Kur e ke prindin gjallë e nuk e ke dashurinë e tij, është shumë e rëndë.

Elijona ndërkaq bëri një rrëfim duke ndarë detaje se si humbi nënën dhe motrën në aksident. 

revista.one/