“Për inatin tim ia jep gjithkujt”, Mozzik bën deklaratën e fortë duke ‘thumbuar’ Loredanën

“Për inatin tim ia jep gjithkujt”, Mozzik bën deklaratën e fortë duke ‘thumbuar’ Loredanën

July 15, 2022 0

Së fundmi Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re “Besëpreme” e cila mendohet se është përsëri një dedikim për Loredanën.

Komentet në rrjetet e reperit kanë qenë të shumta të cilët komentonin emrin e Loredanës për arsye se fjalët e këngës për pikën sipër buzës ishin identike si nishani që ka ajo.

Disa nga komentet ishin: “Loredana left the chat”; “Loredana pikën në buzë”; “Loredana Bespreme”, etj.

Reperat e famshëm prej vitesh kanë qenë çifti më i preferuar në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, prej kohësh janë ndarë të cilët kanë edhe një vajzë, Hana.

Pas ndarjes së tyre, Mozzik ka lancuar disa këngë të cilat mendohen se i janë kushtuar reperes Loredana si “Dhelpër Dinake” dhe “Lakmitare”.

Nga ana tjetër ju kujtojmë që Loredana Zefi ka realizuar një bashkëpunim me reperin tjetër, Rigels Rajku. Bashkëpunim i cili “nuk i pëlqeu” aspak ish-partnerit të saj. Këtë gjë Mozzik e tregoi qartë me një veprim.

Pas publikimit të këngës u vu re se Gramoz Aliu dhe Noizy i kishin fshirë postimet që kishin me njëri- tjetrin në rrjetet sociale, pasi ata sollën disa muaj më parë projektin e suksesshëm muzikor të titulluar ‘Madam’ e cila numëron miliona klikime në youtube. Nuk dihet ende nëse ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e prishjes së miqësisë së dy djemve.

revista.one/