Për pak plas grushti në Big Brother, banorët nuk e mbajnë dot Ilir Vrenozin
December 25, 2025Një incident i tensionuar është regjistruar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorët Ilir Vrenozi dhe Juxhin Plovishti u përfshinë në një përplasje të fortë verbale që rrezikoi të kalonte në dhunë fizike.
Nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duket se situata ka nisur pas një batute të Juxhinit, e cila nuk është pritur aspak mirë nga Iliri. Ky i fundit reagoi menjëherë me nervozizëm, duke u ngritur nga vendi dhe duke tentuar t’i afrohet për ta goditur, por u ndal në kohë nga banorët e tjerë që ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
“Nuk tallet dot kush me mua, ik zhduku!”, duke e bërë situatën edhe më të rëndë emocionalisht brenda shtëpisë.
Fakti që të dy banorët janë nga Korça ka shtuar edhe më shumë reagimet dhe komentet në rrjet, ku ndjekësit po pyesin se çfarë e shkaktoi realisht këtë shpërthim të fortë.
Pas disa orësh, Juxhini shkoi në krevatin e Ilirit për t’i kërkuar falje, gjë që ky i fundit e pranoi dhe të dy u përqafuan duke lënë pas çdo gjë.
Pjesë nga biseda:
Juxhin: Unë nuk e kam ditur pikën tënde të dobët. Po të më duhej do kisha pyetur të tjerët. Unë pikërisht se jemi nga Korça dhe se më ke mbajtur humorin, prandaj ta bëra ty, se kishim kofidenca.
Ilir: Nuk ishte humor ai.
Juxhin: Po të më falësh. Nuk e përtyp dot të më thuash që e kam tendencioze. Unë prisja një batutë mbrapsht.
Ilir: Nuk ishte poshtërsi, por mënyra duke e ditur që unë e kam pikë të dobët, ti je nga Korça, unë nga Korça, mendova mos të kishte thënë ndonjëri.
Juxhin: Unë e kam aq respekt, në distancë jemi njohur. Nuk jam karakter të ta bëj skuthçe.
Ilir: Ta kuptoj se unë ta ktheva kokën.
Juxhin: Po nuk e prisja të reagoje ashtu.
Ilir: Jam prerë, ndoshta mund të lehtësohem.
Juxhin: Thjesht më prano faljen, se e kam shumë të ndjeshme. Po ndihem keq, aq më tepër me ty, nuk do ndodhte kurrë nga ana ime.
revista.one/


