Përkrahja e publikut, Luizi: Jam pa fjalë, kanë bërë tatuazh fytyrën time
May 17, 2023Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka thënë se është i mahnitur nga mbështetja e madhe që po merr nga publiku.
Ai tha se në çdo vend që shkon pritet ngrohtë dhe se pavarësisht angazhimeve dhe lodhje që ka përpiqet të jetë i sjellshëm dhe të gjejë kohë për të gjithë.
Ndonëse dashurinë për të fansat po e dëshmojnë në mënyra të ndryshme, ai ka cekur gjestin e njërit prej tyre që e ka lënë pa fjalë.
“Kam qenë me makinë në trafik dhe kisha në krah një kamionë të ngarkuar prapa dhe siç ishim duke ecur ai e kthye dhe bllokoi rrugën dhe zbriti, erdhi tek xhami dhe më tregoi tatuazhin, kishte fytyrën time dhe ‘Me Luizin”, më tha unë jam i çmendur pas teje dhe gjithë familja ime, mbeta pa fjalë, ishte vetëm dita e dytë kur dola, u bë trafik i madh kur iu tregoi që isha unë dhe erdhën të gjithë. Më pas erdhi policia e më shoqëruan deri në Zog të Zi dhe më pas edhe ata bën foto me mua.”, tregoi Luizi.
Artisti nga Shkodra tutje tha se ai mendon që njerëzit kanë vlerësuar tek ai ishte fakti që ishte i drejtpërdrejtë.
Më tej, Ejlli tha se ndonëse janë hapur shumë adresa falso në emër të tij, i vetmi rrjet social që ai ka është Instagrami, që pas daljes nga BBVA menaxhohet nga ai.
“Unë kam vetëm adresën e Instagrmait, nuk kam as Facebook, as TikTok, as Twitter, Instagramin e përdori vetëm unë dhe askush tjetër, përgjigjem unë personalisht në mesazhe dhe postimet, ky është i imi personale dhe asnjë tjetër”.
Theksojmë që tashmë Luizi ka nisur angazhimet edhe me koncerte të shumta, madje në një postim në Instagrami tha se me datat e koncerteve kanë mbërritur në 2024, pasi I gjithë ky vit tashmë e gjen të angazhuar.
revista.one/