Përmbytje në Athinë, nxënësit bënë një urë me bankat për të dalë nga shkolla (VIDEO)
October 15, 2021Një stuhi e madhe shiu përmbyti rrugët në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, të enjten.
Stuhia e fortë filloi në pjesën perëndimore të vendit dhe përparoi me shpejtësi në lindje, duke krijuar “përrenj” në shumë rrugë në Athinë dhe Selanik, qyteti i dytë më i madh i vendit, brenda pak orësh.
Si pasojë e kushteve të tilla, disa zona kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Në lagjen bregdetare të Glyfada, shoferët u detyruan të hipnin në makinat e tyre mes reshjeve të dendura të shiut, ndërsa trafiku u ndërpre në rrugët kryesore në rajonin e Atikës.
Uji i shiut përmbyti gjithashtu parlamentin helen, si dhe disa universitete. revista.one/